Të pagjumët
Verbeke, Annelies
| Autor: | Verbeke, Annelies |
|---|---|
| Themengebiete: | Fiction - Psychological Suspense |
| Veröffentlichungsdatum: | 01.09.2025 |
| EAN: | 9782390690504 |
| Sprache: | Albanisch |
| Seitenzahl: | 162 |
| Produktart: | Kartoniert / Broschiert |
| Verlag: | Rl Books |
Produktinformationen "Të pagjumët"
Të pagjumët është romani debutues i shkrimtares belge Annelies Verbeke, një rrëfim i guximshëm, grotesk dhe poetik për vetminë, dëshirën dhe çrregullimin e përhershëm të jetës moderne. Protagonistja, Maja, është një grua që s'mund të flejë - jo vetëm nga pagjumësia fizike, por nga një tronditje e brendshme që e ndjek në çdo hap. Gjithë përpjekjet e saj për t'u lidhur me të tjerët dështojnë, qoftë në takime të rastit, në marrëdhënie seksuale të paqëllimta, apo në biseda të ndërprera. Ajo endet netëve, në rrugë e trena, në motele të panjohur e në qytete që duken njësoj si makthet e saj.Romanin e përshkon një atmosferë absurde dhe e errët, ku realiteti përthyhet përmes një vetëdijeje të lodhur e të stërngarkuar. Verbeke ndërthur humorin e zi me një ndjeshmëri të hollë për dhimbjen dhe tjetërsimin, duke krijuar një zë të rrallë letrar që përballon tabutë pa moralizim. Seksualiteti në roman është i pranishëm, por jo si qëllim - ai shërben si dritare për të shpalosur brishtësinë dhe dëshirën për lidhje në një botë të ftohtë e të zhurmshme.Botuar për herë të parë në vitin 2003 me titullin Slaap!, romani pati një sukses të menjëhershëm në Belgjikë e Holandë. Ka fituar disa çmime dhe është përkthye në mbi 20 gjuhë. Kritikët e kanë quajtur romanin "një shpërthim të papritur talenti" dhe "një manifest për ata që nuk flenë, nuk pushojnë, nuk dorëzohen".Përkthimi në shqip nga Divina Kiçi e sjell këtë vepër të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore belge për lexuesin shqiptar, me mbështetjen e Flanders Literature.
Sie möchten lieber vor Ort einkaufen?
Sie haben Fragen zu diesem oder anderen Produkten oder möchten einfach gerne analog im Laden stöbern? Wir sind gerne für Sie da und beraten Sie auch telefonisch.
Juristische Fachbuchhandlung
Georg Blendl
Parcellistraße 5 (Maxburg)
8033 München
Montag - Freitag: 8:15 -18 Uhr
Samstags geschlossen